I moshuari u bën apel të rinjve: Qëndroni bashkë, mos e humbni atë që ndërtuat në 103 ditë
Në ditën e 103-të të protestës, mesazhi nga sheshi këtë herë ishte i drejtuar veçanërisht ndaj të rinjve. Një prej protestuesve u bëri apel që të mos lejojnë përplasjet mes tyre të zbehin qëllimin e kauzës dhe unitetin e krijuar gjatë javëve të protestës. Duke iu drejtuar brezit të ri, ai kërkoi që debatet dhe konfliktet e momentit të mos kthehen në një pengesë për lëvizjen. “Mos u përçani dhe mos lejoni që përplasjet t’ju marrin atë që keni ndërtuar në 103 ditë rezistencë. Një debat i çastit nuk duhet të rrëzojë besimin që një komb ka te rinia e tij”, u shpreh ai. Protestuesi e cilësoi ruajtjen e bashkimit si një nga sfidat më të rëndësishme të këtij momenti, duke u kërkuar të rinjve...
Burimi:
gijotina.com