I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të hënë, më 14 shtator, rastin e një denoncuesi nga Tirana, i cili tregon, se ra në kurthin e Zana Dodës, e cila në vitin 2024 i ishte prezantuar si punonjëse e Kadastrës. Ajo i premtoi se, kundrejt 15 mijë eurove, do t’i siguronte dy vendime legalizimi, një për të dhe një për dhëndrin e tij. Komunikimet mes tyre, përmes SMS-ve dhe audiove, zbulojnë premtimet e vazhdueshme të Dodës. Përmes kamerës së fshehtë, “Stop” dokumentoi marrjen e shumës prej 15 mijë eurosh, për pajisjen me dokumentet e legalizimit. Madje, për të bërë të besueshëm mashtrimin, Doda i dërgoi denoncuesit në WhatsApp tre foto të një vendimi legalizimi, duke pretenduar, se dokumenti ishte nxjerrë në emër të dhëndrit të tij dhe se...
Burimi:
javanews.al