I kërkuar nga drejtësia zvicerane për trafik droge dhe pastrim parash, arrestohet në Kakavijë shtetasi i huaj! Rrezikon 20 vite burg
FOTO ILUSTRUESE KAKAVIJË- Një shtetas i huaj i cili kërkohej nga autoritetet zvicerane për përfshirje në trafik droge dhe pastrim parash, është ndaluar në kufirin e Kakavijës. Ai u identifikua gjatë kontrolleve kufitare, teksa po hynte në Shqipëri pas një operacioni të përbashkët mes policisë shqiptare dhe autoriteteve greke. Verifikimet konfirmuan se ndaj tij ishte në fuqi një urdhër-arresti europian, i lëshuar nga Zvicra për trafikim të paligjshëm të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope, si dhe pastrim të parave që burojnë nga aktiviteti kriminal. Nëse shpallet fajtor sipas legjislacionit zviceran, ai mund të përballet me një dënim deri në 20 vite burg. Pas ndalimit shtetasi është shoqëruar në ambientet e Policisë në Janinë. Prokuroria e Apelit në këtë qytet do të vijojë procedurat për shqyrtimin e...
Burimi:
zeri.ai