“I informova për shkeljet”- Ish-presidenti Meta nga paraburgimi: U takova me dy deputetë të PS, ja çfarë u kërkova!
Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, tha se është takuar në burgun “Jordan Misja” me dy deputetë të Partisë Socialiste, Antoneta Dhimën dhe Saimir Hasallën, dy anëtarë të Komisionit Parlamentar për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale. “U paraqita një ekspoze të qartë të shkeljeve shumë të rënda ligjore, që kanë shoqëruar hetimin, paraburgimin dhe procesin gjyqësor ndaj meje, të cilat janë evidentuar dhe konfirmuar në mënyrë të përsëritur edhe nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Kërkova zbatimin e të gjitha rekomandimeve të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, veçanërisht atyre që lidhen me garantimin e lirisë së shprehjes, e cila më mohohet qëllimisht prej më shumë dy vitesh. Pavarësisht kërkesave të paraqitura dhe lejeve të lëshuara nga SPAK për gazetarët, vijoj të pengohem të jap intervista për median...
Burimi:
javanews.al