I hiqet sekuestroja hotelit 5-katësh në Ksamil, Gjykata: Ka leje ndërtimi dhe numër tjetër pasurie
Gjykata e Sarandës vendosi në seancën gjyqësore të ditës së mërkurë heqjen e sekuestros ndaj hotelit “Central Park Premium Hotel” në Ksamil, i cili në komunikatën e prokurorisë Sarandë të datës 22 shtator u publikua si një objekt pesëkatësh i ndërtuar pa leje. Sipas burimeve bëhet me dije se Gjykata e Sarandës ka arsyetuar se hoteli disponon leje ndërtimi dhe ka numër pasurie të ndryshëm nga prona për të cilën Prokuroria kishte kërkuar sekuestrimin. Më 22 shtator, gjykata firmosi sekuestron për hotelin në fjalë, që do të hynte në fuqi më 6 tetor për shkak të pranisë së pushuesve, si dhe për një objekt pranë tij. Njëherazi me sekuestron caktoi masën “Arrest në shtëpi” për pronarin Kujtim Peposhi. Sipas dispozitivit të dalë sot nga Gjykata,...
Burimi:
syri.net