“I dërgova frigoriferin bosh…”/ Nichi zbulon përplasjen me ish menaxherin: Më jepte vec 20 euro

“I dërgova frigoriferin bosh…”/ Nichi zbulon përplasjen me ish menaxherin: Më jepte vec 20 euro

Reperi Nichi ka ndarë me këngëtaren Vjollca Haxhiu disa nga vështirësitë që pretendon se ka përjetuar gjatë kohës kur ishte nën menaxhimin e Shkumbin Nebihut, i njohur si Bini Diez. Gjatë bisedës në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, ai foli për mënyrën se si paguhej dhe për gjendjen e vështirë financiare në të cilën, sipas tij, ndodhej gjatë asaj periudhe. Nichi tregoi se në fillim merrte vetëm 20 euro në javë, ndërsa më vonë pagesat ndryshuan, por sërish nuk ishin të mjaftueshme për nevojat e tij. “Më e rënda është që sikur duke u krenuar që nuk po i kam rendet, me 20 euro në javë. Nuk i kisha punët kurrqysh, ia nisi një kohë 50 euro andej-këndej, çdo dy javë, një javë,...