I dënuar nga Gjykata e Shkodrës për tentativë abuzimi seksual me të mitur, Artef Leka ekstradohet nga Brazili

I dënuar nga Gjykata e Shkodrës për tentativë abuzimi seksual me të mitur, Artef Leka ekstradohet nga Brazili

Është ekstraduar nga Brazili drejt Shqipërisë Artef Leka, i shpallur në kërkim ndërkombëtar prej dhjetorit të vitit 2021. Leka është dënuar nga Gjykata e Shkodrës për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur, mbetur në tentativë”. Pas procedurave të ekstradimit, ai pritet t’u dorëzohet autoriteteve shqiptare për vuajtjen e dënimit të dhënë nga drejtësia shqiptare.