I dënuar në Itali për drogë, zhvatje dhe armëmbajtje ilegalisht, arrestohet në Vlorë 38-vjeçari

I dënuar në Itali për drogë, zhvatje dhe armëmbajtje ilegalisht, arrestohet në Vlorë 38-vjeçari

Një 38-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Vlorë, me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Në kuadër të operacionit të koduar “Target 1”, policia ka kapur Skerdi Mehmetajn, alias Piperi, 38 vjeç, banues në Selenicë të Vlorës. Sipas njoftimit të policisë, Mehmetaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Bolonjë e ka dënuar me 7 vite, 3 muaj e 15 ditë burgim për disa vepra penale. Ai është shpallur fajtor për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, zhvatje dhe tentativë zhvatjeje në bashkëpunim, si dhe për posedim dhe përdorim të mjeteve zjarrvënëse, si koktejet Molotov, në zonën e Riminit. Gjithashtu, ndaj tij rëndojnë edhe dënime për falsifikim dokumentesh identifikimi, rikthim të paligjshëm në Itali dhe mbajtje të armëve...