I dënuar me 12 vite burg për dosjet “339” dhe “Volvo 4”, arrestohet në Belgjikë Jasin Avdyli
foto ilustruese TIRANË-Jasin Avdyli alias Kala, i dënuar me 12 vite burg në Shqipëri në kuadër të dosjeve “339” dhe “Volvo 4”, për laboratorin e drogës në Has, është arrestuar në Belgjikë. Avdyli është ndaluar gjatë një operacioni antidrogë të zhvilluar në bashkëpunim mes SPAK, policisë shqiptare dhe autoriteteve belge. 58-vjeçari, i njohur si “Cinja” i Shijakut, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi rezulton i dënuar për përfshirjen në një grup kriminal të hetuar në kuadër të dosjes “Volvo 4”, ku mes akuzave ishte edhe aktiviteti i lidhur me një laborator për përpunimin e heroinës në Has. Avdyli, u arrestua në vitin 2018 në kuadër të operacionit “Vol-Vo 4”, u akuzua fillimisht për trafik droge, grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash. Në vitin 2022, GJKKO...
Burimi:
zeri.ai