I biri u bë simbol i protestës, gazetarja: Fëmijët i presim në shtëpi, jo ti kërkojmë në spitale
Gazetarja Brikena Metaj ka reaguar për herë të parë pasi djali i saj u kthye në simbol të rezistencës së protestës, teksa pamjet e përleshjes së tij me gjashtë policë bënë xhirron e botës. Në një reagim në rrjetet sociale, ajo shpreh shqetësimi që ka pasur teksa ka parë videot se si djali i saj Klevi mbahej nga një grup policësh teksa një tjetër e dhunonte, dhe më pas tërhiqte zvarrë. Metaj thotë se ajo si edhe nënat e tjera, fëmijët i presin t’i kthehen në shtëpi dhe jo t’i kërkojë nëpër spitale. Gazetarja gjithashtu thekson rëndësinë e të protestuarit, duke dënuar njëkohësisht dhunën. “Sot shkruaj si një nënë që ka parë videot e djalit të vet të gjakosur, i vetëm mes gjashtë policëve, pa...
Burimi:
gijotina.com