I armatosur përplas makinën e policisë dhe tenton të arratiset, arrestohet 27-vjeçari (Emri)
Një 27-vjeçar është arrestuar në Mamurras pas një operacioni të Policisë së Lezhës, pasi u lokalizua duke lëvizur me automjet dhe dyshohet se mbante me vete një armë zjarri. I arrestuari është Edmir Xhaferri, banues në Mamurras, Kurbin. Operacioni i koduar “Target” nisi pas informacioneve të siguruara për një person që qarkullonte i armatosur. Në operacion u përfshinë Sektori për Krimet e Rënda, Seksioni i Mbështetjes Operacionale në DVP Lezhë dhe Komisariati i Policisë Kurbin. Policia bën të ditur se efektivët lokalizuan 27-vjeçarin teksa lëvizte me automjet në qytetin e Mamurrasit. Sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, Xhaferri nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe ka vijuar lëvizjen me shpejtësi. Gjatë tentativës për t’u larguar, ai dyshohet se ka përplasur automjetin e shërbimeve...
Burimi:
gijotina.com