HYSENI NË QENDËR TË STUHISË/ VANGJELI: ÇDO GJE E KA TE LLOGARITUR, EDHE SHANTAZHIN
Analisti Lorenc Vangjeli ka komentuar deklaratat e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, duke e lexuar mënyrën e saj të mbrojtjes si pjesë të një strategjie të menduar dhe të orientuar, sipas tij, drejt presionit ndaj personave me pushtet. Në analizën e tij, Vangjeli paralajmëroi se përballja publike rreth dosjes së Hysenit mund të marrë tone edhe më të forta. Ai e përshkroi mbrojtjen e ish-drejtoreshës së SHISH si “arrogante” dhe “brutale”, duke nënvizuar se deklaratat e saj, sipas tij, nuk duhen parë si reagime spontane. “Unë parashikoj që mbrojtja e saj do të jetë arrogante, brutale. Ishte kaq e llogaritur dhe zonja Lala ishte vetëm një efekt anësor”, deklaroi Vangjeli. Referenca e tij për gazetaren Klodiana Lala lidhet me përplasjen publike të kësaj të fundit...
Burimi:
ntv.al