Hysaj në listën e klubit të Serie  A, në skenë emri i mbrojtësit kuqezi

Hysaj në listën e klubit të Serie A, në skenë emri i mbrojtësit kuqezi

Bologna po lëviz në kërkim të një përforcimi për mbrojtjen dhe një nga emrat që ka përfunduar në fokusin e klubit është Elseid Hysaj. Skuadra italiane është detyruar të rishikojë planet pas dëmtimit të Emil Holmit, i cili pritet të mungojë për një periudhë të gjatë. Për të kompensuar mungesën e tij, drejtuesit po vlerësojnë mundësinë e afrimit të një futbollisti me eksperiencë në kampionatin italian. Hysaj është një prej profileve që po ndiqen. Mbrojtësi 32-vjeçar ka një karrierë të gjatë në Serie A dhe kjo eksperiencë e bën një opsion të mundshëm për Bolognën. Sinjal i qartë për interesin e klubit është edhe prania e drejtorit sportiv Giovanni Sartori në San Marino, ku ai ndoqi nga afër situatën e mbrojtësit shqiptar.