Hyn në fuqi rregullorja e GJKKO që censuron mediat, shoqatat e gazetarëve: Do ta atakojmë me të gjitha mjetet

Hyn në fuqi rregullorja e GJKKO që censuron mediat, shoqatat e gazetarëve: Do ta atakojmë me të gjitha mjetet

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar pas hyrjes në fuqi, nga sot, 1 shtator, të Rregullores së re të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. AGSH shpreh keqardhje dhe zhgënjim, duke theksuar se rregullorja u miratua pavarësisht shqetësimeve të ngritura më herët nga gazetarët dhe organizatat e medias, veçanërisht për kufizimin e përdorimit të telefonave celularë gjatë seancave gjyqësore. Reagim i Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) shpreh keqardhjen dhe zhgënjimin që, prej sot, 1 shtator, ka hyrë në fuqi Rregullorja e re e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), pavarësisht shqetësimeve dhe rekomandimeve të ngritura më herët nga komuniteti i gazetarëve dhe organizatat vendase e ndërkombëtare të medias. AGSH kishte...