Huthët kërcënojnë korridorin detar, a rrezikohet tregtia globale?
Përshkallëzimi i konfliktit në Jemen dhe rreziku për ngushticën Bab el-Mandeb mund të sjellin pasoja të drejtpërdrejta për tregtinë dhe energjinë globale. Në emision, ish-ministri Dritan Demiraj deklaroi se kjo pikë detare mbart një pjesë të rëndësishme të tregtisë botërore dhe të transportit të energjisë, ndaj bllokimi i saj rrit çmimet, kostot e sigurimit dhe presionin mbi zinxhirët e furnizimit. Sipas Demirajt, Irani ka ndërtuar prej vitesh kapacitetet ushtarake të lëvizjes Huthi përmes trajnimit, financimit dhe transferimit të teknologjisë së raketave dhe dronëve. Ai përmendi njësi të lidhura me Hezbollahun dhe struktura iraniane që, sipas tij, kanë ndihmuar në zhvillimin e aftësive goditëse me rreze të gjatë. Në analizë u përmendën sulmet ndaj objektivave saudite dhe aftësia e Huthëve për të goditur mjete ajrore, anije...
Burimi:
ntv.al