Huthët godasin Arabinë Saudite me raketa dhe dronë, rritet frika në Lindjen e Mesme
Kriza në Lindjen e Mesme po hyn në një fazë të re përshkallëzimi. Huthët e Jemenit, të lidhur me Iranin, kanë nisur një valë të re sulmesh ndaj Arabisë Saudite, ndërsa forcat e tyre po konsolidojnë pozicionet përgjatë bregut perëndimor të Jemenit, në Detin e Kuq. Dhjetëra raketa dhe dronë janë lëshuar drejt një baze ajrore saudite në Khamis Mushait, në jug të vendit. Huthët pretendojnë se kanë goditur hangarë avionësh, radarë, pista dhe depo municionesh. Nga ana tjetër, autoritetet saudite kanë aktivizuar alarmet e emergjencës në disa qytete jugore. Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite ka deklaruar se 13 civilë janë plagosur nga sulmet. Por rreziku nuk ndalet te raketat. Përparimi i Huthëve në bregun e Detit të Kuq, përfshirë marrjen nën kontroll të...
Burimi:
ntv.al