Hutchinson zbulon pseudonimin e tij: Po kënaqem te Milan, kam një objektiv
7 Tetor 2026 11:30 Telesport I mbërritur te Milan gjatë ditëve të fundit të merkatos së verës, Omari Hutchinson ka gjetur pak hapësira për të luajtur që në fillim të sezonit, duke luajtur edhe kundër Benfica në Europa League. Në një prononcim për “sportmediaset”, anësori anglez u shpreh qartë: “Po kënaqem te Milan. Sigurisht, gjithçka është më taktike këtu në Itali. Po stërvitem fort, dua të tregoj se çfarë di të bëj”. Më tej, 22-vjeçari anglez ka zbuluar edhe pseudonimin e tij. “Të gjithë më thërrasin “magjistari” (the wizard). Pas këtij pushimi të gjatë shpresoj të luaj edhe më shumë”, deklaroi Omari Hutchinson.
Burimi:
telesport.al