Hunter Biden nuk përjashton kandidimin për president në 2028: Mund të më duhet
Hunter Biden ka lënë të hapur mundësinë e kandidimit për president të Shteteve të Bashkuara në zgjedhjet e vitit 2028, duke rikthyer emrin e familjes Biden në diskutimet për garën e ardhshme presidenciale. Djali i ish-presidentit Joe Biden e bëri deklaratën gjatë një interviste në emisionin radiofonik “Cats Roundtable” të WABC, ku u pyet nëse do të mendonte të kandidonte për Shtëpinë e Bardhë. “Nëse kam mbështetjen tuaj, mund të më duhet”, u përgjigj Hunter Biden, duke iu referuar mbështetjes së prezantuesit dhe biznesmenit John Catsimatidis. Megjithatë, për momentin nuk bëhet fjalë për një kandidaturë zyrtare. Hunter Biden nuk ka njoftuar krijimin e një fushate dhe nuk ka dhënë sinjale konkrete se ka nisur një proces për të garuar për nominimin demokrat.Deklarata e tij përbën...
Burimi:
javanews.al