Hungaria hap të gjitha dosjet e informatorëve të komunizmit për t’u përballur me të kaluarën, do publikojë listën: Tradhtarë në çdo familje!
Hungaria do të publikojë këtë javë emrat e dhjetëra mijëra personave që bashkëpunuan me shërbimet e sigurisë së regjimit komunist, në një përpjekje për t’u përballur me të kaluarën dhe për të rikthyer besimin e publikut te institucionet. Sipas “The Guardian”, qeveria e re hungareze do të hapë të mërkurën një bazë të dhënash online, ku qytetarët do të mund të kërkojnë emrat e personave që kanë figuruar si informatorë të policisë sekrete gjatë periudhës 1945-1989. Gjatë regjimit komunist, shërbimet e sigurimit të shtetit të Hungarisë mbështeteshin në një rrjet të gjerë informatorësh për të mbikëqyrur shoqërinë dhe për të shtypur kundërshtimin politik. Disa prej tyre ishin detyruar ose shantazhuar të raportonin për fqinjë, miq, kolegë dhe madje edhe familjarë, ndërsa të tjerë ishin rekrutuar...
Burimi:
javanews.al