Hungaria dëbon 10 diplomatë rusë, Moska paralajmëron përgjigje të ashpër

Hungaria dëbon 10 diplomatë rusë, Moska paralajmëron përgjigje të ashpër

Hungaria ka dëbuar 10 diplomatë rusë, duke i akuzuar për kryerjen e “aktiviteteve të papranueshme” në territorin hungarez, në kundërshtim me rregullat e së drejtës ndërkombëtare dhe Konventën e Vjenës. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Jashtme e Hungarisë, Anita Orban, e cila tha se vendimi është marrë pas një vlerësimi nga autoritetet hungareze. Sipas saj, 10 anëtarë të misionit diplomatik rus kanë zhvilluar aktivitete që nuk janë të pranueshme për persona me status diplomatik. Ministrja deklaroi se përfaqësuesit rusë janë njoftuar për vendimin dhe janë “ftuar të largohen nga Hungaria”. Ajo nuk dha më shumë detaje mbi natyrën e aktiviteteve për të cilat ata janë dëbuar. Sipas qeverisë hungareze, masa synon të mbrojë sigurinë dhe sovranitetin e vendit. Megjithatë, Budapesti ka theksuar se...