Humbjet në zgjedhje nuk i japin fund luftës? Pse Trump dhe Netanyahu mund ta përshkallëzojnë konfliktin me Iranin

Humbjet në zgjedhje nuk i japin fund luftës? Pse Trump dhe Netanyahu mund ta përshkallëzojnë konfliktin me Iranin

Humbjet e mundshme në zgjedhje të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentit amerikan Donald Trump nuk garantojnë përfundimin e luftës me Iranin. Përkundrazi, sipas analizave të ekspertëve, dobësimi i tyre politik mund t’i shtyjë drejt përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit, në përpjekje për të arritur një fitore ushtarake. Edhe pse në pamje të parë mund të duket se humbja në zgjedhje do t’i detyronte të dy liderët të tërhiqeshin, realiteti mund të jetë ndryshe. Llogaritjet politike, mungesa e një zgjidhjeje të qartë dhe dëshira për të mos dalë të mundur mund ta zgjasin edhe më shumë luftën. Në Izrael, edhe nëse Netanyahu humbet zgjedhjet, ai mund të qëndrojë në detyrë për javë apo muaj, deri në formimin e qeverisë së re. Gjatë kësaj periudhe, ai...