Humbi jetën gjatë transportit për në Tiranë 37-vjeçarja shtatzënë, Ministria e Shëndetësisë reagon pas tragjedisë së dyfishtë
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka reaguar në lidhje me vdekjen e 37-vjeçares shtatzënë, Marjana Karolina Bunaj, e cila humbi jetën gjatë transportimit nga Pogradeci drejt Tiranës. Ministria shpreh ngushëllimet për familjarët, ndërsa thekson se po ndjek me përgjegjshmëri të plotë të gjitha hapat që lidhen me trajtimin dhe menaxhimin e këtij rasti. Bëhet me dije se nga ana e ministrisë është kërkuar kryerja e një vlerësimi të plotë dhe të pavarur të menaxhimit të rastit, me qëllim vlerësimin profesional dhe të paanshëm të të gjithë procesit të kujdesit shëndetësor, nga paraqitja e pacientes deri në përfundimin e trajtimit. Deklarata e plotë: Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale shpreh keqardhjen e thellë për humbjen e jetës së pacientes M.K. dhe i përcjell familjes dhe...
Burimi:
vizionplus.tv