Hoxha takon homologun malazez: Gjithçka qetë në këtë anë të frontit të Ballkanit Perëndimor

Hoxha takon homologun malazez: Gjithçka qetë në këtë anë të frontit të Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, është takuar në Bled me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Ervin Ibrahimović. Përmes një postimi në rrjetin social X, Hoxha vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve, duke i cilësuar ato si të shëndetshme dhe miqësore, ndërsa theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, sigurisë dhe integrimit evropian. “Pas takimit me homologun dhe mikun tim, Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Ervin Ibrahimović, mund të them pa asnjë fije dyshimi: “Gjithçka qetë në këtë anë të frontit të Ballkanit Perëndimor.” Ne konfirmuam atë që dihet tashmë dhe që ka qenë gjithmonë prezente: marrëdhënien e shëndetshme dhe miqësore midis dy vendeve tona, si fqinjë të mirë, partnerë të besuar, aleatë...