Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje
Autoritetet greke njoftuan të dielën në mbrëmje se një trup i pajetë që i përket një gruaje të re, me origjinë afrikanë, është gjetur dje brenda një valixheje në Athinë. Valixhja me trupin e pajetë u gjet më herët gjatë së dielës, në lagjen Agios Panteleimonas të Athinës. Një shtetas i huaj, 28 vjeç, kishte konstatuar erën e rëndë që vinte prej saj dhe kishte njoftuar komisariatin e policisë së zonës. Policia bëri të ditur se valixhja ishte lënë në vendin ku u gjet rreth orës 07:00 të mëngjesit të së dielës. Trupi ishte në gjendje të avancuar dekompozimi. Sipas vlerësimeve të autoriteteve, gruaja kishte ndërruar jetë 5 deri në 7 ditë më parë. Mjeku ligjor, i cili mbërriti në vendngjarje, vlerësoi se viktima ishte...
Burimi:
javanews.al