“Spektakël qiellor”, sonte mos harroni të shihni ‘Hënën e Ujkut’! Shenjat e horoskopit që do të preken nga ky fenomen

“Spektakël qiellor”, sonte mos harroni të shihni ‘Hënën e Ujkut’! Shenjat e horoskopit që do të preken nga ky fenomen

Hëna e parë e plotë e vitit 2026  e njohur edhe si “ Hëna e Ujkut ”  pritet të ndriçojë qiellin e natës të shtunën.  Do të jetë superhëna e katërt radhazi, pas Hënës së Korrjes në tetor, Hënës së Kastorit në nëntor dhe “Hënës së Ftohtë” në dhjetor.  Dukshmëria do të varet nga kushtet e motit, por nëse qielli është i kthjellët, fenomeni pritet të jetë spektakolar. Herën tjetër që Hëna do të shfaqet kaq e madhe dhe e ndritshme do të jetë në nëntor 2026.  Këtë vit, maji do të ketë madje dy hëna të plota, që do të thotë se viti 2026 do të shohë gjithsej 13 hëna të plota në vend të 12. Hëna e plotë shtesë njihet si “hënë blu” dhe ndodh afërsisht çdo dy vjet...