Homazh për regjisorin Luchino Visconti në edicionin e 24-t të TIFF

Homazh për regjisorin Luchino Visconti në edicionin e 24-t të TIFF

Vepra e një prej emrave më të rëndësishëm të kinemasë italiane, Luchino Visconti, do të jetë në fokus të edicionit të 24-t të Tirana International Film Festival (TIFF), përmes një programi të veçantë (RetrospecTIFF) homazh kushtuar regjisorit të njohur. Publiku shqiptar do të ketë mundësinë të rizbulojë krijimtarinë e Visconti-t përmes tre prej filmave të tij, të cilët sjellin në ekran tema të shoqërisë, pasioneve, konflikteve dhe brishtësisë njerëzore. Programi hapet më 22 shtator 2026, në orën 17:30, në kinema Millennium, me filmin “Ossessione” (1943), vepra e parë e gjatë e regjisorit dhe një prej titujve që shënoi një moment të rëndësishëm në zhvillimin e kinemasë italiane. Një ditë më pas, më 23 shtator, në orën 20:00, në Kinema Agimi, do të shfaqet “Rocco e...