Holanda bën detyrën në shtëpi ndaj Serbisë, Gjermania del me një pikë nga Selaniku. SITUATA NË GRUP
4 Tetor 2026 22:40 Telesport Holanda ka bërë detyrën më së miri në “Philips Stadion” në Eindhoven, duke fituar 2-1 ndaj Serbisë, në ndeshjen e katërt në grup, në Ligën A, në Ligën e Kombeve. Sfida u zhbllokua në minutën e 31-të, Teun Koopmeiners ekzekuton në mënyrë perfekte goditjen e dënimit dhe topi përfundon në rrjetë. Reagimi i serbëve ishte i menjëhershëm duke barazuar shifrat me Mihajlo Cvetkovic në minutën e 35-të, i cili shënon me kokë pas një krosimi në zonë. Pjesa e parë u mbyll 1-1. “Tulipanët” gjetën golin e avantazhit në minutën e 71-të, me Joshua Zirkzee, i futur si zëvendësues në pjesën e dytë. Në Selanik, Greqia dhe Gjermania u ndanë në një barazim pa gola. Për gjermanët pati një gol...
Burimi:
telesport.al