Hokusai dhe misteri i “Valës së Madhe”, vepra që fsheh më shumë se një imazh të natyrës
Një valë gjigante, tri anije të përfshira nga dallgët dhe një mal i vogël që shfaqet në horizont. Me vetëm pak elemente, artisti japonez Katsushika Hokusai krijoi një nga imazhet më të njohura në historinë e artit, një vepër që prej gati dy shekujsh vazhdon të ngjallë interpretime dhe të mbajë të fshehta kuptime që shpesh u shpëtojnë edhe vëzhguesve më të vëmendshëm. E krijuar më 1831, gravura e njohur si “The Great Wave” (Vala e Madhe), me titullin origjinal “Under the Wave off Kanagawa”, është shndërruar në një simbol kulturor me shtrirje globale. Megjithatë, përtej pamjes së saj të menjëhershme dhe fuqisë vizuale, vepra mbart një kompleksitet që e bën interpretimin e saj më pak të drejtpërdrejtë nga sa mund të duket në shikim...
Burimi:
kultplus.com