Hita takim me drejtuesin e Europol në Hagë: Bashkëpunim për luftën ndaj krimit, mbetemi të angazhuar

Hita takim me drejtuesin e Europol në Hagë: Bashkëpunim për luftën ndaj krimit, mbetemi të angazhuar

pamjet nga takimi HAGË-Në kuadër të Konventës Evropiane të Shefave të Policisë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, zhvilloi një sërë takimesh me drejtues të lartë të agjencive ligjzbatuese të vendeve partnere, me fokus forcimin e bashkëpunimit policor, shkëmbimin e informacionit dhe rritjen e bashkëpunimit operacional. Hita zhvilloi takime me drejtorët e përgjithshëm të Policisë së Shtetit të Italisë, Spanjës dhe Finlandës, me Drejtorin e Përgjithshëm në detyrë të Policisë së Sllovenisë, Komisioneren e Policisë së Holandës, Drejtuesen e Lartë të Byrosë së Sigurisë Diplomatike të ShBA-së, Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) të Mbretërisë së Bashkuar, si dhe me përfaqësues të lartë të agjencive ligjzbatuese të Suedisë, Izraelit dhe Moldavisë.     Gjatë takimeve, Drejtor Hita përcolli gatishmërinë...