Hita sqaron përdorimin e fishekëve të gomës dhe bën bilancin: Janë dëmtuar 132 punonjës policie, një efektiv me fraktura të rënda në nofull!
167 persona janë arrestuar dhe 388 të tjerë janë proceduar penalisht, ndërsa 7 punonjës policie janë pezulluar në lidhje me veprimet e kryera gjatë protestës. Lajmi u konfirmua nga kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, i cili sqaroi se ndaj punonjësve të pezulluar ka nisur hetimi disiplinor për tejkalim të proporcionalitetit. Hita theksoi se asnjë punonjës policie nuk ka marrë urdhër për të vepruar jashtë kompetencave të tij. Kreu i Policisë së Shtetit ngriti gjithashtu shqetësimin për thirrjet për dhunë kundër Policisë së Shtetit, që sipas tij po publikohen në grupe të ndryshme në rrjetet sociale. “167 persona janë arrestuar dhe 388 të tjerë janë proceduar penalisht. Janë pezulluar 7 punonjës policie, ndaj të cilëve ka nisur hetimi disiplinor për tejkalim të proporcionalitetit. Asnjë...
Burimi:
javanews.al