Hita në Itali, takime me zyrtarë të lartë të Policisë dhe Antimafias: Më shumë skuadra të përbashkëta për të goditur krimin e organizuar!
Në vijim të vizitës zyrtare në Itali, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, zhvilloi një tjetër takim të rëndësishëm në kuadër të forcimit dhe thellimit të bashkëpunimit ndërmjet strukturave policore të të dyja vendeve, me fokus goditjen e krimit të organizuar dhe të grupeve kriminale që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Itali dhe Shqipëri. Drejtues Madhor Skender Hita dhe delegacioni që e shoqëronte u pritën në një takim të veçantë në Drejtorinë Qendrore të Policisë Kriminale, nga Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Sigurisë Publike, njëherazi Drejtori Qendror i Policisë Kriminale, Prefekti Raffaele Grassi, si dhe nga Drejtori i Drejtorisë Hetimore Antimafia (DIA), Gjenerali Nicola Massimo Masciulli. Të pranishëm në takim ishin Drejtoresha Qendrore e Shërbimeve Antidrogë, Lorena Di Galante, Drejtori i...
Burimi:
javanews.al