Hita merr pjesë në Konventën Europiane të Shefave të Policisë, takohet dhe me drejtorin e EUROPOL-it

Hita merr pjesë në Konventën Europiane të Shefave të Policisë, takohet dhe me drejtorin e EUROPOL-it

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, po merr pjesë në Konventën Evropiane të Shefave të Policisë (EPCC). Para nisjes së konferencës, Drejtor Hita u prit në një takim të veçantë nga Drejtori Ekzekutiv në detyrë i Europolit, Jürgen Ebner. I pranishëm gjatë këtij takimi ishte dhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Holandës, Artur Kuko. Drejtori Ekzekutiv në detyrë i Europolit, Ebner, e uroi Drejtor Hitën, për detyrën, dhe përshëndeti vendosmërinë e treguar gjatë këtyre muajve, për thellimin e bashkëpunimit me agjencitë ligjzbatuese dhe partnerët ndërkombëtarë. Ai nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit me Policinë e Shtetit, si një partner i rëndësishëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe vlerësoi punën dhe angazhimin e Zyrës Ndërlidhëse të Shqipërisë në Europol, rritjen e...