Hita mbledh drejtuesit e Policisë në 3 qarqe/ Fokusi te parandalimi i ngjarjeve kriminale dhe siguria në shkolla

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në 3 qarqe/ Fokusi te parandalimi i ngjarjeve kriminale dhe siguria në shkolla

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka zhvilluar një seri takimesh me strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë në Elbasan, Berat dhe Kukës, në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë në territor. Në fokus të takimeve ka qenë forcimi i masave për parandalimin dhe goditjen e kriminalitetit, ndjekja në dinamikë e konflikteve dhe denoncimeve të qytetarëve, si dhe identifikimi dhe arrestimi i personave që qarkullojnë me armë zjarri apo janë të përfshirë në veprimtari të paligjshme në fushën e narkotikëve. Hita ka kërkuar gjithashtu intensifikimin e punës për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim, parandalimin e krimeve mjedisore dhe rritjen e standardeve të komunikimit me qytetarët, duke kërkuar etikë dhe profesionalizëm nga efektivët e Policisë. Një vëmendje e...