Historia mund të gjykohet, por jo të rishkruhet
Isha mbase tepër i ri kur Shqipëria, me babain tim, President të Republikës, hapi kufijtë dhe zemrën për refugjatët e Kosovës që iknin nga vrasjet, spastrimi dhe makina e terrorit të Millosheviçit. Viti 1999 nuk është për mua vetëm histori. Është kujtesë. Kujtesa e një Shqipërie, por edhe e një Maqedonie të Veriut, që u bënë strehë e mburojë për qindra mijëra shqiptarë të Kosovës. Kujtesa e një populli që luftonte për të mbijetuar, për të qenë i lirë, për të mos u zhdukur nga toka e vet. Kujtesa e një kohe kur bota demokratike vendosi të mos qëndronte spektatore. Njëzet e shtatë vjet më vonë, katër prej atyre guximtarëve që udhëhoqën Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës u dënuan sot në shkallë të parë. Për mua,...
Burimi:
kohajone.com