Historia e Shabanit dhe Hatixhes po magjeps kritikën, merr çmimin për filmin më të mirë në Festival del Cinema Europeo

Historia e Shabanit dhe Hatixhes po magjeps kritikën, merr çmimin për filmin më të mirë në Festival del Cinema Europeo

15 November, 2026 - 14:30 “Shame and Money” që po rrugëton edhe drejt Oscar sapo është shpërblyer me çmimin për filmin më të mirë në Festival del Cinema Europeo, shkruan KultPlus.  Filmi me regji të Visar Morinës  trajton historinë e një çifti në të 40-at, i cili detyrohet të largohet nga shtëpia dhe ferma e tij në Kosovë pas një konflikti familjar. “Shame and Money” sjell në qendër përpjekjen e çiftit për të nisur një jetë të re në Prishtinë, duke u përballur me presionin dhe realitetin e një shoqërie gjithnjë e më kapitaliste./ KultPlus.com