Hipokrit i madh/ Bomba për Agron Shehaj…rebeli i kuvendit vihet në shenjestër
Përplasja politike mes Edi Ramës dhe protestuesve merr një tjetër dimension, ndërsa kryeministri ka rezervuar një sulm të drejtpërdrejtë për një deputet të opozitës, të cilin nuk e përmendi me emër, por përshkrimi i tij duket se i referohej kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj. Duke folur për protestat që prej rreth tre muajsh vijojnë në Tiranë, Rama e cilësoi deputetin një “hipokrit të madh”, duke pretenduar se pas retorikës së rebelimit fshihet një person i zhytur në paligjshmëri. Kryeministri tha se nuk ka problem me rebelët, madje deklaroi se i respekton ata edhe kur nuk është dakord me idetë e tyre. Por krejt ndryshe, sipas tij, qëndron raporti me ata që i konsideron “hipokritë që rebelohen”. Në këtë pikë, Rama solli shembullin e një...
Burimi:
ntv.al