Himarë/ Qëlloi me pistoletë në ajër pas konfliktit, arrestohet 53-vjeçari

Himarë/ Qëlloi me pistoletë në ajër pas konfliktit, arrestohet 53-vjeçari

 Një 53-vjeçar është arrestuar në flagrancë në fshatin Bunec, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër pas një konflikti për motive të dobëta. I arrestuari është shtetasi F. L., 53 vjeç, banues në Bunec. Sipas Policisë, ai është konfliktuar me shtetasin M. D. dhe më pas ka qëlluar me pistoletë në ajër. Ngjarja u konstatua pas marrjes së njoftimit nga Policia, e cila organizoi operacionin e koduar “Bunec”, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë. Gjatë operacionit u sekuestruan pistoleta dhe krehri me fishekë, si prova materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës. 53-vjeçari dyshohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Njoftimi i...