Himarë, nga zjarret digjet një banesë, flakët rrezikojnë shtëpi të tjera

Himarë, nga zjarret digjet një banesë, flakët rrezikojnë shtëpi të tjera

Vijon të jetë e rënduar situata në Himarë, ku zjarri po përparon me shpejtësi dhe ka përfshirë një banesë, ndërsa flakët rrezikojnë edhe shtëpitë e tjera në zonë. Forcat zjarrfikëse vijojnë të jenë në terren, ku po punojnë për shuarjen dhe izolimin e flakëve, me qëllim frenimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit. Ndërhyrja po vështirësohet nga era e fortë dhe terreni i vështirë, të cilat favorizojnë përhapjen e flakëve. Forcat në terren po përqendrohen në mbrojtjen e banesave dhe pronave pranë zonës së përfshirë nga zjarri gijotina.com/