Himara në betejë me flakët, një banesë shkrumbohet, rrezikohen të tjerat
foto nga zjarri ne himare HIMARË- Situata nga zjarri në Himarë mbetet alarmante, ndërsa flakët vijojnë të avancojnë me shpejtësi, duke shkaktuar dëme në zonën e banuar. View this post on Instagram Deri tani, një banesë është shkrumbuar, ndërsa disa shtëpi të tjera ndodhen nën rrezikun e përhapjes së zjarrit. Ekipet zjarrfikëse vijojnë operacionin në terren, duke u përqendruar në izolimin e vatrës dhe mbrojtjen e banesave që ndodhen pranë flakëve. Era e fortë dhe terreni i thyer po e vështirësojnë ndërhyrjen, ndërsa autoritetet mbeten në gatishmëri për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit në zonë./ZËRI
Burimi:
zeri.ai