“Hetimet janë mbyllur prej një viti”- Plarent Ndreca: S’ka asnjë arsye që Veliaj të mbahet në paraburgim, gjykatat e tre shkallëve nuk treguan kujdesin e duhur

“Hetimet janë mbyllur prej një viti”- Plarent Ndreca: S’ka asnjë arsye që Veliaj të mbahet në paraburgim, gjykatat e tre shkallëve nuk treguan kujdesin e duhur

Plarent Ndreca deklaroi në studion e “Shqipëria Live” se nuk ka më arsye që kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, të mbahet në paraburgim, ndërsa theksoi se ndërhyrja e mundshme në prova nuk mund të prezumohet, por duhet të mbështetet në fakte konkrete. Duke komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Ndreca tha se një nga elementet e evidentuara është fakti që gjykatat nuk kanë arsyetuar si duhet masën e sigurisë, duke marrë në konsideratë edhe mandatin e Veliajt si i zgjedhur drejtpërdrejt. “Gjykata Kushtetuese ka konstatuar mungesën e një arsyetimi, që të treja shkallët e gjyqësorit nuk kanë vlerësuar elemente të tjera, siç është që z. Veliaj ka një mandat kushtetues në raport me ndërhyrjen potenciale të mundshme. Edhe rrethana e faktit që masa e sigurimit ka...