Hetimet e SPAK për korrupsionin qeveritar, mburret Rama:  Shembëm kultin e pandëshkueshmërisë

Hetimet e SPAK për korrupsionin qeveritar, mburret Rama: Shembëm kultin e pandëshkueshmërisë

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar Reformën në Drejtësi, duke deklaruar se 10 vite pas nisjes së saj, ajo ka arritur të rrëzojë atë që ai e cilësoi si “kultin 100-vjeçar të pandëshkueshmërisë”. Gjatë prezantimit të projektndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, Rama tha se reforma ka treguar si forcën, ashtu edhe dobësitë e saj, ndërsa theksoi se tashmë synohet një ekuilibër më i madh mes pushtetit të drejtësisë dhe të drejtave të individit. Në një kohë kur SPAK ka ndërmarrë një sërë hetimesh dhe goditjesh ndaj zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të niveleve të ndryshme të qeverisë së tij, Rama u ndal te bilanci i reformës, duke e cilësuar atë si një kthesë të rëndësishme në sistemin e drejtësisë. “10 vite më parë i kemi dhënë fuqi...