No Image Available

Hetem Ramadani thirrje Edi Ramës: Jep dorëheqjen! Kujto bisedën tonë në aeroportin e Vjenës

Hetem Ramadani i është drejtuar kryeministrit Edi Rama me një mesazh të drejtpërdrejtë, duke i kërkuar dorëheqjen dhe hapjen e rrugës për një zgjidhje paqësore, kushtetuese dhe demokratike të situatës në vend. Në një qëndrim me shkrim që mban emrin e tij, Ramadani i rikthehet një bisede personale që, sipas tij, ka zhvilluar vite më parë me kreun e qeverisë në aeroportin e Vjenës. “Zoti Rama, sot po ju kërkoj të ktheheni te qartësia e asaj bisede në aeroportin e Vjenës. Atëherë e pranuat me qetësi se nuk do të ishit përgjithmonë kryeministër. Sot, sipas gjykimit tim, ka ardhur koha ta ktheni atë vetëdije në vendim”, shkruan Ramadani. Mesazhi vjen në një periudhë tensionesh politike dhe protestash në Tiranë, ku kërkesa për largimin e kryeministrit...