Henry “kurorëzon” Spanjën: Skuadra është ylli i vërtetë, jo individi. Spektakël për sytë…
24 Shtator 2026 13:19 Alfred Lleshi Thierry Henry ka vlerësuar Spanjën për triumfin në Botërorin e fundit, duke theksuar se suksesi i saj erdhi mbi të gjitha nga forca e grupit dhe identiteti i qartë i lojës: “Skuadra është ylli i vërtetë në rastin e kampionëve të botës në fuqi”. Ish-sulmuesi francez, në një intervistë për AS, shtoi: “I kam humbur të gjitha ndeshjet e mëdha kundër Spanjës. Skuadra më e mirë e fitoi Botërorin, ishte një demonstrim force”. Henry vlerësoi edhe mënyrën se si Spanja luajti pa top, jo vetëm me posedimin: “Spanja dominoi me dhe pa top, është një spektakël për sytë”. Ai veçoi presingun dhe aftësinë e spanjollëve për t’u lejuar kundërshtarëve shumë pak goditje në kuadrat. Si shembull të shpirtit kolektiv...
Burimi:
telesport.al