Helmimi i fëmijëve të kopshtit/ Babai i njërit prej tyre: Drejtoresha nuk përgjigjet në telefon
Dyshime për një rast helmimi ushqimor janë ngritur në kopshtin nr. 2 në Korçë, pasi një numër fëmijësh kanë shfaqur simptoma të ngjashme dhe disa prej tyre janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Një prej prindërve, Koço Xexo, tregon se djali i tij ka shfaqur të vjella, dobësi dhe zverdhje, ndërsa sipas tij, rreth 20 fëmijë mund të kenë pasur simptoma, me intensitet të ndryshëm. Xexo rrëfen se fëmijën e mori nga kopshti rreth orës 13:30. Fillimisht ai kishte shfaqur shqetësime të lehta në bark, por pas gjumit gjendja e tij u përkeqësua dhe nisën të vjellat. “Kur u ngrit, u ngrit direkt dhe kishte të vjella. Të vjellat nisën, u bënë më periodike dhe më të shpeshta. Fëmija humbi pothuajse edhe...
Burimi:
ntv.al