Helmimi i fëmijëve-Alarmi i ujit në Vlorë, reagon UKRV: Analizat në 22 pika kanë rezultuar brenda normave

Helmimi i fëmijëve-Alarmi i ujit në Vlorë, reagon UKRV: Analizat në 22 pika kanë rezultuar brenda normave

foto ilustruese VLORË- Në Vlorë është ngritur alarmi për ujin e pijshëm, pas raportimit të rasteve që kanë përfunduar në urgjencë me simptoma helmimi. Fillimisht u raportua helmimi i fëmijëve në kopështin nr.10 të qytetit, ku dyshohej se ishte shkaktuar nga uji i kontaminuar. Më pas, u raportua shtimi i rasteve në rreth 65 persona, që përfshin të rritur e fëmijë. Lidhur me situatën, ka reaguar edhe Drejtoria e Ujësjellës Kanalizimeve për Rajonin e Vlorës, duke bërë me dije se analizat fiziko-kimike dhe bakteriologjike të kryera gjatë ditëve të fundit kanë rezultuar brenda normave të lejuara. Sipas UKRV-së, 22 kampionët e analizuar nuk kanë paraqitur probleme dhe parametrat janë në përputhje me standardet përkatëse. Reagimi i plotë i UKRV: Ujësjellës Kanalizimeve Rajoni Vlorë informon qytetarët...