Helmimi i 140 personave në Fushë-Arrëz, ISHP konstaton ndotje në sistemin e ujit të pijshëm
Instituti i Shëndetit Publik ka nxjerrë raportin në lidhje me helmimin e rreth 140 personave pak ditë më parë në Fushë-Arrëz, të cilët u paraqitën në qendrën shëndetësore me simptoma gastrointestinale. Sipas raportit, gjatë periudhës 24 gusht–3 shtator 2026, në Qendrën Shëndetësore Fushë-Arrëz janë paraqitur 139 persona me shenja gastrointestinale. 128 prej tyre, ose 91.7% e rasteve, janë banorë të Fushë-Arrëzit, ndërsa pjesa më e madhe e rasteve është përqendruar në lagjet “Demokracia” dhe “Nushaj”. Të gjithë personat e prekur kanë shfaqur diarre, ndërsa 128 prej tyre kanë raportuar të vjella dhe 81 kanë pasur temperaturë. Grupmoshat e të prekurve variojnë nga 2 deri në 94 vjeç. Në kuadër të hetimit epidemiologjik, ISHP ka analizuar edhe sistemin e furnizimit me ujë, pasi banorët e prekur...
Burimi:
gijotina.com