Helmimi i 11 fëmijëve në kopshtin e Korçës, flet nëna e një prej të miturve: Enët mund të kenë qenë të palara

Helmimi i 11 fëmijëve në kopshtin e Korçës, flet nëna e një prej të miturve: Enët mund të kenë qenë të palara

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë të shënuar në kopshtin nr. 2 në qytetin e Korçës, ku 11 fëmijë kanë shfaqur simptoma të intoksikimit dhe helmimit ushqimor. Një nënë e një prej fëmijëve të prekur ka ngritur dyshime mbi kushtet higjieno-sanitare brenda kopshtit, duke kërkuar një hetim të plotë e të gjithanshëm nga autoritetet përgjegjëse. Sipas saj, dezinfektimi i kopshtit është kryer në fillim të muajit shtator, por enët e kuzhinës nuk ishin përdorur për një kohë të gjatë për shkak të mungesës së tenderit për shërbimin e ushqimit. Sipas dëshmisë së prindit, shërbimi i ushqimit ka startuar ditën e enjte, ndërsa mbrëmjen e së premtes djali i saj ka shfaqur simptomat e para të helmimit. Ajo dyshon se enët e...