Helikopteri rus shkel hapësirën ajrore të Polonisë për 42 sekonda, ngrihen avionët luftarakë

Helikopteri rus shkel hapësirën ajrore të Polonisë për 42 sekonda, ngrihen avionët luftarakë

Një helikopter ushtarak rus Mi-8 ka shkelur për 42 sekonda hapësirën ajrore të Polonisë, duke shkaktuar reagimin e menjëhershëm të forcave të armatosura polake. Incidenti ndodhi mëngjesin e së mërkurës, 23 shtator, pranë kufirit me rajonin rus të Kaliningradit. Sipas Komandës Operative të Forcave të Armatosura të Polonisë, helikopteri hyri në hapësirën ajrore polake nga drejtimi i Kaliningradit dhe depërtoi rreth 300 metra në territorin ajror të vendit, ku qëndroi për 42 sekonda. Fluturimi u monitorua nga sistemet e radarit të ushtrisë polake. Menjëherë pas konstatimit të shkeljes, avionët luftarakë polakë u ngritën në ajër, ndërsa forcat tokësore dhe mjetet ushtarake u vendosën në gatishmëri. Komanda Operative polake deklaroi se natyra e incidentit, sipas vlerësimit të saj, tregon se Rusia po teston gatishmërinë e mbrojtjes...