Helidon Xhixha çel ekspozitë në Kinë

Helidon Xhixha çel ekspozitë në Kinë

Skulptori shqiptar Helidon Xhixha prezanton krijimtarinë e tij më të fundit në Muzeun e Artit të Guangdongut, në Guangzhou të Kinës. Njëzet e gjashtë skulptura monumentale prej çeliku pasqyrues sjellin një ndërthurje mes dritës, natyrës dhe iluzionit, duke e kthyer materialin industrial në një përvojë artistike që ndryshon në varësi të hapësirës dhe këndvështrimit të vizitorit. Në ekspozitën “Reflections of the Four Seasons: Nature in Light’s Mirror”, një vend të veçantë në ekspozitë zënë skulpturat kushtuar katër stinëve. Ngjyrat dhe reflektimet interpretojnë ndryshimet e natyrës, duke sjellë një dialog mes formës, dritës dhe kohës. “Në këtë rast, nuk bëhet fjalë thjesht për një pasqyrë, sepse pasqyra mund të pasqyrojë të gjitha stinët dhe, përmes reflektimeve, të tregojë edhe vetë natyrën, të cilën mund ta deformojë,...