Haxhiu rikthehet në trajnim, merr Orikun e fundit të tabelës…

Haxhiu rikthehet në trajnim, merr Orikun e fundit të tabelës…

Njoftimi i Orikut: “Gerd Haxhiu merr timonin e KF Orikut! Klubi i Futbollit Oriku njofton zyrtarisht arritjen e marrëveshjes dhe emërimin e teknikut vlonjat, Gerd Haxhiu, në krye te pankinës sonë. ​Klubi ka arritur dakordësinë e plotë me trajnerin e njohur, i cili zyrtarizon sot bashkëpunimin dhe do të nisë menjëherë punën në krye të ekipit për përgatitjen e sfidave të radhës. ​Haxhiu vjen me një bagazh të pasur përvoje dhe një karrierë të gjatë në elitën e futbollit shqiptar, si në Superligë ashtu edhe në Kategorinë e Parë. Përvoja e tij, disiplina dhe njohja e mirë e futbollit vendas do të jenë një aset i çmuar për të udhëhequr djemtë tanë drejt objektivit të këtij sezoni. ​I urojmë trajnerit Gerd Haxhiu mirëseardhjen në familjen...